Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan-Donnarumma, Di Marzio: Gënjeshtra, Raiola s’ka kërkuar 10 milion €

schedule10:31 - 12 Shtator, 2020

schedule 10:31 - 12 Shtator, 2020

Rinovimi me Gigio Donnarumma është misioni i radhës për Milanin. Në Itali ka pasur lajme të ndryshme ditët e fundit, madje që raportonin se Mino Raiola kërkonte 10 milion euro pagë për klientin e tij. Tre më shumë se kuqezinjtë janë gati të ofrojnë dhe që e bëjnë  rinovimin të vështirë.

Gjithsesi mbrëmjen e djeshme ka qenë eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio, ai që ka folur në “Sky Calciomercato L’Originale”. Italiani është shprehur se pas rinovimit të Ibrahimovic, Milan dhe Raiola as nuk kanë folur për Donnarumma e për më tepër për aspektin ekonomik.

Ditën e djeshme, Gazzetta Dello Sport shkruante se palët nuk janë larg vetëm prej pagës, por edhe për çështjen e kohëzgjatjes së kontratës. Milani do minimalisht ta rinovojë edhe me tre vite, kurse Raiola ta zgjatë edhe një vit tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!