Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan bën “djallin”/ Kuqezinjtë ia dalin 2-0, sërish minus 10 pikë nga vendi i parë

schedule12:52 - 2 Mars, 2026

schedule 12:52 - 2 Mars, 2026

E dinin se tri pikët ishin jetike. Pavarësisht gabimeve të deritanishme, futbollistët e Milanit e kishin për detyrë fitoren në Kremona, për të mbajtur gjallë sado pak shpresat për titull në Serinë A.

Pasi Interi mundi Genoan dhe u shkëput në 13 pikë, nuk kishte alternativë tjetër.

Skuadra e trajnerit me përvojë dhe tradicionalist, Masimiliano Alegri, ia doli, veçse fare mirë mund të kishte hedhur një tjetër hap të gabuar.



Përtej dominimit në fushë, edhe pse jo total, kuqezinjtë nuk po mundeshin ta dërgonin topin në rrjetë dhe tortura vazhdoi deri në minutën e parafundit.

Pikërisht në 89’, mbrojtësi serb Strahinja Pavloviç, shënoi golin shpëtimtar.

Drejtësia u vu në vend, ndërsa u desh kundërsulmi në minutën e katërt shtesë që fitorja të sigurohej plotësisht.

Këtë herë shënoi ai prej të cilit pritet shumë, sulmuesi kryesor, Rafael Leao.

Nëntë gola dhe dy asistë për të në 20 ndeshje në Serinë A janë me të vërtetë pak.

Milani tani ka 57 pikë në vend të dytë, 10 pikë prapa Interit që duket se shkon I sigurt drejt titullit.

Gjithsesi, të dielën e ardhshme luhet derbi në “San Siro”, dhe Leao deklaroi pas ndeshjes se dueli me zikaltërit është për jetë a vdekje, dhe se kjo duhet marrë si çështje personale.

Ndërkaq, drejtori sportiv, Igli Tare, pranoi për mediat italiane se sezoni I ardhshëm do të jetë më I ngarkuar dhe se klubit I del për detyrë të përforcojë ekipin me më shumë lojtarë.

Pritet pra Derbi I Madoninës në “San Siro” në 8 mars, ndërsa më pas do të vijë sfida tjetër e vështirë në fushën e Lacios në 15 po të këtij muaji.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!