Milaim Zeka, politikani i njohur shqiptar nga Kosova, është i ftuar special në emisionin “Pressing” në ABC News. Ai e ka nisur me një batutë fjalën e tij: “Po të kisha mundësi, do i bëja pesë kombëtare. Nuk ka aspak xhelozi. Ka budallenj në gjithë botën, por dy kombëtaren na kanë bërë krenarë të gjithëve”.
Më pas, Zeka shtoi: “Kur flas për kombëtaren e Shqipërisë, flas njësoj si për Kosovën. Në Kosovë ishin të shumtë nga Shqipëria. Kam pasur probleme me njerëzit e mi. Miqtë i kam nga Tirana dhe më thonin ju kosovarët, si të themi vlonjatët. Kishte minimumi 4 mijë shqiptarë të Kosovë ishin në Tiranë, ka pasur edhe nga Shqipëria atje.
Nëse nuk kemi prodhuar Iphone, jemi kampionë në vjedhjen e biletave. Për këtë jemi të zotë në të dy krahët. Po ju them një histori. Isha me gocën, që është 12 vjeçe. NË VIP po futeshin dy të vogla. I thashë rojeve, a t’ua jap unë biletat. U thashë që i mbajmë në prehër, një unë e një vajza. Më ka bërë përshtypje, që fëmijët e vegjël qajnë me lot për të qenë në stadium”. /abcnews.al

