Milaim Zeka: Kurti po godet SHBA-të, ka nevojë për hajmali ose hoxhë

schedule22:56 - 8 Maj, 2020

schedule 22:56 - 8 Maj, 2020

Gazetari Milaim Zeka i ftuar në emisionin “Provokacija” në Abc News ka deklaruar se Albin Kurti po këshillohet nga emisarët e vetëvendosjes që kanë synuar të përsërisin një ’97 të dytë.

Zeka tha se gjuha e Kurtit kundër SHBA-ve është e papranueshme, për sa kohë Kosova gëzon sot lirinë në saj të qëndrimit të SHBA.

“Emisarët e Vetëvendosjes janë ajka e familjes së Enver Hoxhës dhe kanë bindje enveriste edhe pse jetojnë në vitin 2020 janë këshilltarët  e Albin Kurtit dhe në pamundësi për të përsëritur vitin 1997, dëshirojnë të shkaktojnë një luftë qytetare në Kosovë përmes Albin Kurtit. Asnjëherë gjendja nuk ka qenë më e acaruar se sot.

Ata po e nxisin Albin Kurtin në konfrontim me SHBA dhe BE. Në Kuvend Kurti ka thënë në gjuhë kundër SHBA-ve gjë që nuk mund thuhet nga kryeministri ” Nuk pranoj të shkoj në shtëpinë e bardhë, të kuqe apo të gjelbër për të ndarë Kosovën”.

Foli me një urrejtje anti-amerikane siç ka folur vetëm Enver Hoxha. Të njëjtën linjë po shpalos edhe Albin Kurti sot. Ai me njerëzit e tij e kanë goditur Grenell, njeriun më të afërt të Trump duke e quajtur edhe pederast. Por lirinë Kosova e gëzon prej SHBA. Të godasësh atë që kanë dhënë lirinë ke nevojë për hajmali ose për një hoxhë”, u shpreh Zeka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!