Qentë janë konsideruar si miku më i mirë i njeriut, të njohur shpesh dhe si superheronj që na vijnë në ndihmë në situata të vështira. Bright Side ka renditur disa nga ‘superfuqitë’ e qenve, që ndoshta nuk i keni ditur, të cilat kanë një ndikim të madh në shëndetin tonë.
Njerëzit që mbajnnë qen, kanë një sistem imunitar më të fortë
Nëse përkëdhelni një qen për vetëm disa minuta, rritet ndjeshëm sasia e antitrupave të imunoglobulinës A në pështymë. Kjo përmirëson sistemin imunitar dhe ju mbron nga mikrobet.
Njerëzit që mbajnë qen shërohen më shpejt
Qenushi juaj mund t’ju inkurajojë të jeni më aktiv pas një dëmtimi apo operacioni.
Janë më aktiv
Kjo ndodh pasi gjithmonë shëtisni me qen. Dhe në këtë mënyrë, rritni aktivitetin tuaj fizik, i cili mund të përmirësojë shëndetin tuaj.
I zbulojnë sëmundjet më herët
Përmes nuhatjes, qentë arrijnë të kuptojnë se diçka nuk është në rregull. Ata mund të nuhasin kancerin, migrenën, dhe ndryshimet në nivelin e sheqerit në gjak. Ata do t’ju paralajmërojnë me sjelljen e tyre – ju vetëm duhet t’i kushtoni vëmendje.
Bëhen më të besueshëm
Një studim ka treguar se njerëzit i besojnë më shumë një personi nëse mban një qen. Pjesëmarrësit në hulumtim, vlerësuan foto të njerëzve me dhe pa kafshë shtëpiake. Rezultatet treguan se ata kishin një qëndrim më pozitiv ndaj burrave dhe grave që kishin qen.
Duken më tërheqës
I njëjti studim tregoi se njerëzit që kanë adoptuar një qen u perceptuan si më tërheqës. Është më e lehtë të bisedosh me ta dhe duken më të afrueshëm.
Përjetojnë më pak stres
Mbajtja e një qeni ul nivelin e kortizolit dhe zvogëlon tensionin e gjakut kur përjeton stres.
Përmirëson shëndetin mendor
Qentë ju ndihmojnë të përballoni traumat, ankthin dhe depresionin. Ata bëjnë të ndjeheni më pak të vetmuar, ju bëjnë më të sigurt dhe të keni një qëllim në jetën tuaj.
Fëmijët mbrohen nga astma dhe ekzema
Një studim ka treguar se fëmijët, nënat e të cilëve kishin kontakte të rregullta me këto kafshë shtëpiake gjatë shtatëzanisë, kanë më pak të ngjarë të preken nga ekzema deri në moshën 2 vjeçare.
Fëmijët janë më të shëndetshëm
Një studim tregoi se fëmijët që kishin kontakte me qen kishin më pak infeksione në vesh dhe kërkonim më pak trajtim me antibiotikë gjatë vitit të parë të lindjes. Ato gjithashtu mund të jenë më rezistentë ndaj infeksioneve të frymëmarrjes në të ardhmen.
Fëmijët bëhen më të shoqërueshëm
Një studim i kryer në një shkollë në Vjenë tregoi se kur një qen ishte në klasë, fëmijët ishin më pak agresivë dhe më të shoqërueshëm. Gjithashtu fëmijët u bënë më të vëmendshëm ndaj mësuesit. /abcnews.al