“Miku im më i mirë është lojtar me ngjyrë, si mund të jem nazist?!”

schedule21:15 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 21:15 - 19 Dhjetor, 2019

Roman Zozulya akuzohet si një futbollist nazist dhe po përfundon në shënjestrën e tifozëve kundërshtarë. Sulmuesi ukrainas është shok skuadre me Rey Manajn tek Albacete, teksa në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Rayo Vallecano, ish ekipi i tij, nuk pranoi të futej në fushë prej koreve naziste të tifozëve kundërshtarë.

30-vjeçari, i cili është pjesë e kombëtares ukrainase, ka dalë sot në konferencë për shtyp, duke mohuar faktin që është një person me bindje naziste, ndërsa e shpjegon diçka të tillë.

Po vuaj prej tre vitesh nga fjalët e njerëzve, por unë jam thjesht një futbollist. Kam krijuar një lëvizje civile vullnetare në vendin tim me qëllimin për të shpëtuar jetë, por kjo kurrë nuk ka pasur lidhje me armët. Nuk është krim të ndihmosh Ukrainën time.

Rayo Vallecano më largoi në vitin 2017 nga ekipi. Sipas tyre isha nazist, diçka totalisht e pavërtetë. Miku im më i mirë është Jeremie Bela, një futbollist me ngjyrë, si mund të jem unë nazist?“, përfundon Zozulya. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!