Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, Olsi Brahimaj, foli për pasionin e tij për Teatrit. Brahimaj, prej 50 vitesh i është përkushtuar Teatrit të Kukullave.
Ai ka treguar di përmendësh të gjitha personazhet dhe pjesët teatrale.
“Lexoj libra të ndryshëm dhe i memorizoj shumë mirë pjesët. Di përmendësh të gjitha personazhet dhe pjesët teatrale. Mbaj mend shfaqet që janë dhënë …”, u shpreh ai.
Olsi Brahimaj tregoi se nuk ka munguar në asnjë shfaqje.
“Kam qenë 4-5 vjeç ku mora pjesë për herë të parë në shfaqje të Teatrit të Kukullave. Interpretoja pafund role. Bë hej një përzgjedhje, dhe shiheshin fëmijët që ishte të spikatur”, tha ai.
/abcnews.al/