Mikrofoni dorë me dorë në Komitet, ngec Brataj…

schedule20:12 - 25 Shkurt, 2021

schedule 20:12 - 25 Shkurt, 2021

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, njëherësh anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve Skënder Brataj i ftuar në Radar Informativ  me Jonida Shehun u vu përballë dy situatave.

E para ishte grumbullimi i mjekëve dhe i infermierëve në stadiumin “Air Albania”, në pritje për t’u vaksinuar pa respektuar asnjë masë, ndërkohë që duhet të jenë shembull.

Për këto pamje Brataj u shpreh i rezervuar, megjithëse nuk e justifikoi grumbullimin, duke theksuar se respektimi i masave është përgjegjësi individuale. “Unë do shkoj të bëj roje? Çdo institucion, çdo person e ka përgjegjësinë të respektojë masat. Edhe nëse janë mjekë, policë. Çdo grumbullim të shqetëson”, tha Brataj.

Lexo edhe: Pse nuk rriten testimet? Brataj: S’kemi më vatra, por transmetim komunitar

Pamja tjetër që iu tregua kreu të Urgjencës ishte protagonist edhe ky i fundit. Në mbledhjen e fundit të Komitetit të Ekspertëve, anëtarët kalojnë mikrofonin dorë më dorë, pa respektuar kështu masat, nga ata që janë të parët që duhet të përçojnë mesazhin për qytetarët.

Lidhur me këtë Brataj tha se ambienti dhe mikrofoni janë dezinfektuar, duke mos dhënë më shumë shpjegime. “Kur ne shkojmë aty është e sterilizuar dhe pastruar çdo gjë. Dhe kur ngrihemi bëhet e njëjta gjë. Edhe mikrofoni u dezinfektua”, tha Brataj, ndërsa shtoi se edhe ata janë qytetarë si gjithë të tjerët. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!