Gjatë një konference të fundit për mediat, Mikel Arteta u kërkoi fansave dhe gazetarëve që të mos i bëjnë presion të panevojshëm Kai Havertzit duke e krahasuar atë me Granit Xhakën.
“Ai nuk do të jetë i ngjashëm, sepse të gjithë do të jenë shumë të ndryshëm nga ajo që na dha Graniti”.
Arteta duket se po punon në mënyra të reja për të integruar nënshkrimet e verës në skuadër.
Pozicioni i Havertzit në mesfushë nuk është përcaktuar ende, por që pritet të luajë si 10-sh.