Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo ka telefonuar sot presidentin Bjellorus, Alexander Lukashenko, i akuzuar nga opozita se kishte fituar rizgjedhjen 9 gushtin e kaluar përmes mashtrimit.
Lajmi u konfirmua nga televizioni Bjellorus, sipas të cilit Pompeo do t’i tregonte Lukashenkos angazhimin e tij për të mbrojtur sovranitetin e Bjellorusisë dhe dëshirën për bashkëpunim të mëtejshëm me vendin.
“Bjellorusia nuk mund të lëshojë deklarata paralajmëruese për NATO-n, sepse nuk është kërcënim”, mësohet ti ketë thënë Pompeo, Lukashenkos, gjatë kësaj telefonate.
Lukashenko kishte theksuar aleancën e fortë me Rusinë dhe gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, “kërcënimeve të jashtme”.
Presidenti Bjellorus më pas përgëzoi Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet, dhe shprehu dëshirën personale, për Presidentin Donald Trump.
n.d./abcnews.al