Mike Pompeo: Mirëpresim vendimin e KE për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

schedule21:14 - 26 Mars, 2020

schedule 21:14 - 26 Mars, 2020

Seketari amerikan, Mike Pompeo ka reaguar pas vendimit të ministrave të BE për ti thënë “po” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat.

Sekretari Pompeo thotë se SHBA mirëpret vendimin e BE-së për hapjen e negociatave me të dy vendet dhe i siguron ata që do të kenë mbështetjen dhe partneritetin e SHBA-ve në çdo hap.

“Ne mirëpresim vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë partneri juaj në çdo hap që do hidhni”, shkkruan Pompeo, në Twitter. /abcnews.al