Mike Pompeo: Jam i ngazëllyer që vij në Greqi

schedule09:20 - 28 Shtator, 2020

schedule 09:20 - 28 Shtator, 2020

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka mbërritur në Greqi në një vizitë zyrtare. Siç raportojnë mediat greke , Pompeo do të takohet mëngjesin e sotëm me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias në Selanik.

Në një postim në Twitter të hënën në mëngjes, Sekretari i Shtetit i SHBA tha se ishte “i ngazëllyer që ndodhej në Greqi “, duke përshkruar vendin si “një aleat jetik për SHBA.

“Marrëdhëniet tona dypalëshe janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave dhe unë pres që të kemi një vizitë produktive, ” shtoi ai. g.v/abcnews.al