Mijëra raste abuzimesh nga klerikët, Vatikani: Jemi të shokuar

schedule18:41 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 18:41 - 20 Dhjetor, 2019

Zyra e Vatikanit ku dorëzohen denoncimet për abuzime seksuale nga ana e klerikëve ka regjistruar gjatë këtij viti shifrën rekord të mijëra rasteve të sinjalizuara në të gjithë gjithë botën, madje dhe në vendet ku nuk ishin dëgjuar ndonjëherë raste të tilla. Lajmi është konfirmuar nga Xhon Xhozef Kenedi, drejtori i zyrës së seksionit Disiplinor në Kongregacionin për doktrinën e fesë, duke theksuar se fluksi i madh i denoncimeve ka lënë të shokuar personelin e zyrës së tij.

Për të analizuar të gjitha dokumentet e vitit 2019, katërfishi i një dekade më parë, personelit të zyrës do i duhet të punojë shtatë ditë në javë. Sipas Kenedi ky mund të konsiderohet si një tsunami rastesh në mënyrë të veçantë dhe nga vende ku nuk ishin regjistruar ndonjëherë raste të tilla. Rastet më të njohura janë ato në Argjentinë, Meksikë, Kili, Itali, Poloni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kenedi theksoi se Vatikani është i vendosur të luftojë kundër abuzimeve, por aktualisht i duhet më shumë kohë për të analizuar të gjitha çështjet. “Nuk bëhet fjalë për të rifituar njerëzit sepse feja është diçka personale. Por të paktën i japim mundësinë njerëzve të thonë se ndoshta mund t’i japin kishës një mundësi të dytë për të dëgjuar mesazhin,” përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!