Mijëra pula të ngordhura në Durrës, prokuroria nis hetimet

schedule11:54 - 21 Mars, 2022

schedule 11:54 - 21 Mars, 2022

Ngordhja e mijëra pulave në Durrës , deri më tani nuk ka asnjë masë të marrë për groposjen e tyre. Prokuroria e Durrësit duket se në lidhje me këtë ngjarje këtë të hënë ka nisur hetimet për ngordhjen e mijëra shpendëve në qytetin bregdetar.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se prokuroria ka kërkuar të gjithë praktikat që janë ndjekur deri më tani nga Institucionet Përgjegjëse dhe Kompanitë.

LEXO EDHE: Gripi i shpendëve, pulat e ngordhura në Durrës ende nuk janë asgjësuar

Ndërkohë në Durrës prej tre javësh në tre pulari po ngordhin pula çdo ditë, ndërsa vetëm dje Ministria e Bujqësisë konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!