Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mijëra protestues në rrugë kundër grushtit të shtetit në Mianmar, ushtria bllokon internetin

schedule13:48 - 6 Shkurt, 2021

schedule 13:48 - 6 Shkurt, 2021

Junta e Myanmar bllokoi internetin në vend të shtunën ndërsa mijëra njerëz dolën në rrugët e Yangon për të denoncuar grushtin e shtetit ushtarak, dhe kërkojnë lirimin e udhëheqëses së zgjedhur, Aung San Suu Kyi.

Në demonstratën e parë të tillë që kur gjeneralët morën pushtetin të hënën, aktivistët në qytetin më të madh të vendit brohorisnin: “Diktaturë ushtarake, dështo; Demokraci, fito, fito”.

Shumë prej turmave ishin veshur me të kuqe, ngjyra e partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi, e cila fitoi bindshëm zgjedhjet e 8 nëntorit, një rezultat që gjeneralët kanë refuzuar ta njohin, duke pretenduar mashtrim. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!