Mijëra persona protestojnë sërish në Hong Kong

schedule13:51 - 6 Tetor, 2019

schedule 13:51 - 6 Tetor, 2019

Në një sfidë të hapur ndaj guvernatores Kerri Lem dhe qeverisë së saj, pas ligjit që ndalon mbajtjen e maskave në tubime dhe protesta, me dhjetëra mijëra persona protestuan sërish në rrugët e Hong Kongut, pavarësisht reshjeve të dendura.

Reshjet e dendura dhe mbyllja e metrosë nuk ka dekurajuar me dhjetëra mijëra persona që janë rikthyer dhe të dielën në manifestime në dhjetëra zona të Hong Kong-ut.

Shumë prej tyre mbanin maska duke sfiduar hapur urdhrin e qeverisë lokale të guvernatores Kerri Lem, sipas të cilit është e paligjshme çdo lloj maske në tubime apo protesta.

Gjykata e lartë e Hong Kong gjithashtu refuzoi kërkesën e 24 deputetëve të opozitës për të pezulluar këtë ligj që ndalon mbajtjen e maskave. Sipas gjykatës ligji në fjalë nuk mohon të drejtën për lirinë e shprehjes dhe protestës.

Manifestimet nisën paqësore por më pas situate u përshkallëzua. Ka pasur sërish përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të rendit, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës. Mediat në vend raportojnë për dhjetëra persona të arrestuar.

Policia i ka dërguar një mesazh të gjithë popullsisë duke u bërë apel që të qëndrojnë në shtëpi pasi evente publike të paautorizuara mund të shkaktojnë dëme dhe dhunë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!