Mijëra persona protestojnë në Australi kundër sulmeve seksuale

schedule11:20 - 15 Mars, 2021

schedule 11:20 - 15 Mars, 2021

Dhjetëra mijëra gra kanë marshuar jashtë Parlamentit të Australisë dhe në qytete e qyteza brenda vendit më 15 mars, për të kërkuar barazi gjinore dhe drejtësi për viktimat e sulmeve seksuale.

Të veshura me të zeza gratë kërkojnë që të japin mesazhin e “forcës dhe mërzisë” si dhe kanë mbajtur pllakate me mbishkrime “Thyeni heshtjen.

I ashtuquajtur Marshi për Drejtësi vjen pas një vale pretendimesh për sulme seksuale, diskriminim dhe sjellje të keqe të disa zyrtarëve më të lartë australianë.

Pjesë e këtij marshimi është edhe një anëtare nga stafi i qeverisë së kaluar, Brittany Higgins, e cila ka thënë se është dhunuar nga një koleg në zyrën e ministrit më 2019.

Ndërkohë kanë qarkulluar edhe akuza tjera nga gratë se një këshilltar politik në Partinë Liberale të kryeministrit Scott Morrison, i ka dhunuar apo i ka sulmuar seksualisht ato.

Higgins ka thënë para turmës në Kanberra se historia e saj është përkujtim i dhimbshëm se nëse kjo gjë ndodh në parlament, mund të ndodhë në secilin vend tjetër.

Një tjetër rast i raportuar së fundmi përfshin Prokurorin e Përgjithshëm Christian Porter, i cili ka hedhur poshtë pretendimet. Ai dhe akuzuesja e tij kanë qenë studentë kur besohet të ketë ndodhur sulmi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!