Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Mijëra palestinezë zhvendosen në jug të Gazës, OKB: Rafah është kthyer në një vend dëshpërimi, frikë për atë që mund të vijë më pas

schedule11:50 - 2 Shkurt, 2024

schedule 11:50 - 2 Shkurt, 2024

Zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara shprehu të premten shqetësimin për luftimet në Khan Younis, të cilat kanë detyruar shumë njerëz të largohen në Rafah, në jug të Gazës, dhe e përshkroi qytetin kufitar si një “tenxhere me presion dëshpërimi”.

“Dua të nënvizoj shqetësimin tonë të thellë për përshkallëzimin e armiqësive në Khan Yunis, që ka rezultuar në një rritje të numrit të personave të zhvendosur brenda vendit që kërkojnë strehim në Rafah ditët e fundit”, tha Jens Laerke, zëdhënës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për koordinimin e çështjeve humanitare.

“Mijëra palestinezë kanë vazhduar të ikin në jug, i cili tashmë është shtëpia e më shumë se gjysmës së popullsisë prej rreth 2.3 milionë banorësh… Rafah është një tenxhere presioni i dëshpërimit dhe ne kemi frikë për atë që vjen më pas.”, shtoi më tej Laerke./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!