Mikhail Gorbachev, i cili vdiq të martën në moshën 91-vjeçare, do të varroset pa nderime shtetërore. Megjithatë, autoritetet lejuan që arkivoli i Gorbachevit të qëndrojë në Sallën e Kolonave, aty ku iu dha lamtumira edhe ish-liderëve të mëparshëm sovjetik.
Por Vladimir Putin, i cili e ka cilëuar crënien e Bashkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”, nuk do të marrë pjesë në ceromoninë e ish liderit sovjetik.
Megjithatë, ai shprehu ngushëllimet e tij më të thella për vdekjen e Gorbachevit, sipas një zëdhënësi të Kremlinit. Ndërkohë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka udhëtuar në Moskë për të marrë pjesë në varrimin e Gorbachev.
It’s Mikhail Gorbachev’s funeral in Moscow today. One western leader has come to pay his respects to the last Soviet premier – Hungary’s Viktor Orban pic.twitter.com/s3Tq7zhMyk
— max seddon (@maxseddon) September 3, 2022
Pas homazheve, Gorbachev do të varroset në varrezat Novodevichy të Moskës, ku gjenden varret e shumë rusëve të shquar pranë gruas së tij, Raisa, e cila vdiq në vitin 1999.
/abcnews.al