Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic, po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe po merr prej disa kohësh mjekimin e duhur. Strategu i ekipit italian foli për mediet italiane, ku tha se kurimi i tij po shkon shumë mirë, ndryshe nga sezoni i Bolognas, që për momentin është në vend të dhjetë në Serie A.
“Unë u përpoqa të gjej forcë te të tjerët, ‘beteja’ po shkon mirë. Ne po kalojmë kohën më të bukur të vitit, Krishtlindjet. Mendojmë se familja është një gjë që na pengon, shumë herë ne nuk i japim rëndësi asaj, por kur e gjeni veten në situatën time, i sëmurë, e kuptoni që të kesh një familje afër, është themelore.
Për fat të mirë, me këtë sëmundje kam zgjeruar familjen time, falënderoj shoqërinë time nga thellësia e zemrës, duke filluar nga presidenti, stafi, lojtarët, mjekët e klubit, punëtorët e fushave dhe të gjithë pranë klubit.
Të gjithë më kanë treguar shumë dashuri. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të kemi rezultate më të mira, për të bërë më mirë sesa vendi i dhjetë. Kjo gjithashtu varet nga presidenti”, përfundoi Mihajlovic./abcnews.al