Trajneri i Bolognas, Sinisa Muhajlovic do të rikthehet kështu në krye të pankinës, për të udhëhequr skuadrën në ndeshjet e mbetura të Seria A.
Ditën e nesërme Bologna do të përballet me Venezian dhe për trajnerin serb kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, ndërsa theksoi se djemtë e tij do të bëjnë maksimumin.
“Ndjeva se e morën si të mirëqenë ndeshjen me ne. Interi donte ta fitonte në tavolinë dhe kjo më zemëroi. Ua thashë lojtarëve të mi para ndeshjes, që ‘ata u përpoqën ta fitonin ndeshjen jashtë fushës sepse e dinin që nuk do arrinin kurrë në fushë’.
Unë e dua Interin dhe kam respekt të madh për ta, përfshirë edhe Simone Inzaghin, por më shqetësoi qëndrimi i tyre para ndeshjes. Nuk mund të flija natën. Nuk doja të ndodhte ajo që të gjithë e merrnin si të mirëqenë”.
“Preferenca për titullin? Shpresoja ta fitonte Napoli, por mes Interit dhe Milanit nuk kam asnjë preferencë. Më pëlqen mënyra se si luan Napoli, pasioni që kanë tifozët e tyre. Do të kishte qenë mirë për futbollin italian të shihte Napolin të fitonte titullin”, është shprehur Mihajlovic. /f.a/abcnews.al