Ndërsa e konsideroi migracionin si sfida e shekullit, ministri i Brendshëm Taulant Balla shprehu bindjen se gjykata kushtetuese do vlerësojë në kohë të shkurtër për të nisur zbatimin e marrëveshjes që duhet parë edhe në kontekstin që përmendët.
“Shqipëria dha një shembull solidariteti me marrëveshjen me qeverinë italiane dhe po merret si shembull nga vende të tjera. Të jesh pjesë e BE nuk mjafton vetëm ti gëzohesh përfitimeve që vijnë nga procesi, por duhet të marrësh angazhime dhe përgjegjësi.
Migracioni është sfida e shekullit, Shqipëria ishte vendi i parë nga vendet që aspirojnë të hyjnë në BE, me këtë strategji të re te BË morën përgjigje skeptikët që këtë marrëveshje e panë si marrëveshje që e trajtoi shqipërinë si vend të dorës së dytë. Shqipëria po shndërrohet në Europën e Ballkanit.
Shpreh bindjen se gjykata kushtetuese do vlerësojë në kohë të shkurtër për të nisur zbatimin e marrëveshjes që duhet parë edhe në kontekstin që përmendët.” u shpreh Balla.
Komentet ministri Balla i bëri në përfundim të mbledhjes me Këshillin e Minsitrave./abcnews.al