Miftaraj për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit: Presidenti nuk duhet të marrë pjesë në Washington

schedule17:57 - 24 Qershor, 2020

schedule 17:57 - 24 Qershor, 2020

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një intervistë për “ABC News” ka folur për aktakuzën e ngritur nga Gjykata e Hagës ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK, Kadri Veseli.

Ai u shpreh se koha në të cilën është bërë publik raporti ishte i pa pritshëm edhe për shkak se më 27 qershor do të zhvillohet takimi Kosovë-Serbi në Washington.

“Ka qenë e pritshme që aktakuzat të bëheshin publike, për vetë faktin se raporti përmend me emra zotin Thaçi dhe zotin Veseli, por edhe figura të rëndësishme në Kosovë. E pa pritshme ka qenë koha kur është ngritur kjo aktakuzë, pasi ndërlidhet me 27 qershorin.

Lexo edhe: Gjykata e Hagës ngre aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Nëse Presidenti Thaçi në këtë rast do të vërë në radhë të parë interesin e Republikës së Kosovës, integritetin e zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk do të duhet të udhëtonte fare në Washington. Besoj që nuk duhet të lejojë ta vendosë Republikën e Kosovës në këtë pikë”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!