“Miell për vota”, hapet furgoni në Berat, kandidati i PD: Socialistja brenda, i kapëm në flagrancë

schedule23:15 - 19 Prill, 2021

schedule 23:15 - 19 Prill, 2021

Furgoni me ndihma ushqimore që u bllokua mbrëmjen e sotme në Berat nga kandidati i PD-së Tomor Alizoti së bashku me një grup mbështetësish të djathtë është dërguar në prokurori.

Në një moment, për të treguar sipas tyre provën, militantët e PD-së hapën furgonin ku brenda kishte miell, sheqer, makarona dhe ushqime të tjera, që sipas tyre do të shpërndaheshin për vota.

Brenda në furgon, sipas Alizotit ndodhet edhe një zyrtare e degës lokale të PS-së në Berat, Joana Melëngu “anëtare e ZAZ, kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së”. Alizoti nuk i kurseu akuzat edhe për policinë e Beratit.

Brenda ka karta ID dhe një mall nga rezervat e shtetit. Furgoni është kapur në orën 9 e ca duke shpërndarë ndihma. Policia nuk po sjell oficerin gjyqësor, që të bëjë kontrollin, do ta shoqërojë me shoferin që është brenda.

Ata dyshohet se kanë karta ID, mund ti fshehin, shpërndajnë ndihma dhe na fshihen gjurmët. Policia ruan furgonin dhe mesazhet janë fshirë. Joana Melëngu anëtare e ZAZ, kryetare e rajonit nr. 2 e PS-së në mes të natës më një furgon me ndihma të rezervës së shtetit.

Furgoni u mbush në magazinat e bashkisë. Pse duhet një anëtare e ZAZ-së që të shpërndajë ndihma? Përse? Policia nuk bën asnjë veprim. Askush nuk do të prekë votën e demokratëve shqiptarë. Dua që Shqipëria të ketë një ditë demokraci, se këtij populli po i del shpirti” tha ai.

Presidenti Ilir Meta përgëzoi qytetarët për bllokimin e furgonit. “Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill” tha Meta. Por Bashkia e Beratit reagoi duke mohuar akuzat e PD-së se po shpërndanin ndihma natën për qytetarët duke deklaruar se thjesht po i zhvendoste nga një ambient i bashkisë në magazinë./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!