MIE apel kompanive të transportit ndërkombëtar të mallrave: Dorëzoni emrat e drejtuesve të automjeteve

schedule15:20 - 14 Mars, 2020

schedule 15:20 - 14 Mars, 2020

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë thirrje të gjithë kompanive të transportit që këtë të shtunë duhet të dorëzojnë patjetër listen me emrat e drejtuesve të automjeteve të cilët do të kryejnë transportin ndërkombëtar.

Në njoftimin e saj ministria bën me dije se kjo është një listë për të identifikuar të gjithë personat në mënyrë që gjatë qarkullimit drejtuesit të mos kenë asnjë problem.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton kompanitë e transportit ndërkombëtar të mallrave se duhet të dorëzojnë brenda ditës së sotme, 14 Mars 2020, listën me emrat e drejtuesve të automjeteve të cilët do të kryejnë transportin ndërkombëtar.

“Në kuadër të organizmit të transportit ndërkombëtar të mallrave, si pasojë e masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, kërkohet nga të gjitha kompanitë të cilat kryejnë transport ndërkombëtar të mallrave që brenda ditës së sotme, 14.03.2020, ora 23:00 të dorëzojnë në adresën e email [email protected], listën e drejtuesve të automjeteve, të cilët kryejnë transport ndërkombëtar”, thuhet në një njoftim të shpërndarë sot nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kjo listë duhet të përmbajë emër, atësi, mbiemër, ditëlindje, numër pasaporte dhe numrin e lejes së drejtimit ndërkombëtare.

Nga ana e autoriteteve do të lejohen të qarkullojnë vetëm kompanitë të cilat do të dërgojnë emrat e drejtuesve të tyre.

Në fillim të javës, MIE njoftoi pezullimin e transportit të pasagjerëve me Italinë, por bëri të ditur se transporti i mallrave nuk do te prekej nga masat shtrënguese në kuadër të emergjencës së Coronavirusit. Me masat e marra nga Qeveria për pezullimin e lëvizjes së automjeteve, kompanitë e transportit të mallrave do të duhet të regjistrojnë drejtuesit e mjeteve për të mundësuar vijimin e punës se tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!