Microsoft do të paguajë 20 milionë dollarë për mbyllur një çështje të ngritur nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) lidhur me akuzat se kompania ka mbledhur në mënyrë të paligjshme informacione personale nga fëmijët pa pëlqimin e prindërve të tyre, theksoi FTC të hënën.
Microsoft u akuzua se kishte shkelur ligjin amerikan që mbron privatësinë e fëmijëve në internet (COPPA) duke mbledhur të dhëna personale nga fëmijët e regjistruar në sistemin e lojrave Xbox pa njoftuar prindërit ose marrë pëlqimin e tyre, dhe duke ruajtur të dhënat e mbledhura, thuhet në deklaratë nga FTC.
Ligji kërkon që shërbimet online dhe faqet e internetit të drejtuara drejt fëmijëve të marrin pëlqimin e prindit dhe të informojnë prindin për të dhënat personale që mblidhen për fëmijën e tyre. Vendimi kërkon që firma Microsoft të ndërmarrë hapa për të përmirësuar mbrojtjen e privatësisë për fëmijët që përdorin Xbox.
Kjo përfshin mbajtjen e një sistemi për të fshirë të gjitha të dhënat personale pas dy javësh nëse nuk merret pëlqimi prindëror. Urdhri duhet të miratohet nga një gjykatës federal përpara se të hyjë në fuqi.Javën e kaluar, Amazon ra dakord të paguante 25 milionë dollarë pasi FTC zbuloi se kishte ruajtur të dhëna të ndjeshme, përfshirë regjistrimet zanore të fëmijëve, për vite me rradhë./abcnews.al