Mickoski: Pushteti të ndal terrorin mbi njerëzit që mendojnë ndryshe

schedule22:55 - 9 Tetor, 2020

schedule 22:55 - 9 Tetor, 2020

Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në protesten e kësaj të premte ka bërë thirrje pushtetit ta ndalë, siç tha ai terrorin mbi njerëzit që mendojnë ndryshe.

Mediat bëjnë me dije se Mickoski ftoi bashkësinë ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të dëgjojë fatet e këtyre njerëzve, që nuk dinë si ta presin fundin e muajit.

“Sot mund të takoni baba të tre fëmijëve vetëm pse ka refuzuar ta votojë LSDM-në. Nënë e vetme është larguar nga puna pse ka refuzuar të anëtarësohet në LSDM. Tjetrit i është shqiptuar procedurë disciplinore vetëm sepse ka qenë pjesë e spoteve politike të VMRO-së…Për secilin prej tyre sot protestoj. Prandaj protestojmë nga Ministria e padrejtësisë deri tek Ministria e torturës” shtoi Mickoski.

Ndërkohë në fjalën Mickoski ka paralajmëruar edhe protesta të tjera sipas tij në mbrojtje të interesave kombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!