Në gjurmët e babati të tij Michael Schumacher.
Mick Schumacher, djali i legjendës së Formula 1, është larguar nga Ferrari për të kaluar te Mercedes. Gjermani ndërpreu marrëdhënien që e lidhi me skuadrën e Maranellos dhe, pasi u hoq nga Haas, pranoi rolin e pilotit rezervë për vitin 2023 të ofruar nga Toto Wolff.
Kështu, 23-vjeçari do të jetë në gjendje të qëndrojë në cirkun e F1 dhe do të zëvendësojë Hamilton dhe Russell në disa seanca praktike të lira gjatë Kampionatit Botëror.
“Jam i emocionuar që jam pjesë e ekipit F1 Mercedes-AMG PETRONAS si pilot rezervë për vitin 2023 dhe jam i përkushtuar të jap maksimumin për të kontribuar në performancën e tyre në këtë mjedis shumë konkurrues dhe profesional. E konsideroj një fillim të ri dhe jam i emocionuar dhe mirënjohës për Toto dhe të gjithë të përfshirët për besimin e tyre tek unë. F1 është një botë kaq magjepëse dhe gjithmonë mëson shumë”, është shprehur Mick Schumacher./h.ll/abcnews.al