Michel: Zhvillimet në Lindjen e Mesme kërkojnë vëmendjen tonë të menjëhershme  

schedule11:29 - 25 Tetor, 2023

schedule 11:29 - 25 Tetor, 2023

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka deklaruar se duhen marrë masa të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e konfliktit rajonal në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi se rifillimi i procesit të paqes bazuar në zgjidhjen me dy shtete është e vetmja rrugë përpara, ndërsa thekson se “ne do të duhet të merremi me implikimet e këtij konflikti në Bashkimin Europian.”

Charles Michel tha se zhvillimet në Lindjen e Mesme “kërkojnë vëmendjen tonë të menjëhershme, pa na shpërqendruar nga mbështetja jonë e vazhdueshme për Ukrainën.

Përgjegjësia jonë është të mbetemi të bashkuar dhe koherent dhe të veprojmë sipas vlerave tona të parashikuara.

Përveç kësaj, ai theksoi se “situata në Lindjen e Mesme është një tragjedi”.

“Ne shprehëm qëndrimin tonë të përbashkët në deklaratën tonë të 15 tetorit. Në takimin tonë pres që edhe një herë të dënojmë në mënyrë më të ashpër sulmet terroriste brutale dhe pa dallim të Hamasit kundër Izraelit dhe të njohim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Ne do të përsërisim gjithashtu thirrjen tonë për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”, theksoi Presidenti i Këshillit Europian.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!