Michel: BE do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën

schedule15:24 - 1 Shkurt, 2024

schedule 15:24 - 1 Shkurt, 2024

Bashkimi Europian do të vazhdojë të ofrojë ndihmë të fuqishme ushtarake për Ukrainën, tha sot presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili po merr pjesë në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel.

“Pas gati dy vitesh luftë, Ukraina mbetet dhe do të mbetet prioritet. Ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë”, tha Michel në rrjetin social X.

Ai vlerësoi se është bërë përparim në mbështetjen e Ukrainës përmes Instrumentit Europian të Ndihmës për Paqe dhe vuri në dukje se BE-ja nuk do të kursejë përpjekjet për të përshpejtuar dërgimin e municioneve në Ukrainë deri në fund të vitit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!