Michael Bloomberg sfidon Trump: Fushata e tij elektorale do të vetëfinancohet

schedule13:21 - 25 Nëntor, 2019

schedule 13:21 - 25 Nëntor, 2019

Kush është Michael Bloomberg, miliarderi që sfidon Donald Tramp. Fushata e tij elektorale do të vetëfinancohet, sepse ai nuk pranon të blihet. Deri tani ka shpenzuar 30 milionë dollarë për reklama.

“Një djalosh i klasës së mesme i cili është sjellë mirë.” Kështu përshkruhet Michael Bloomberg, një nga njerëzit më të pasur të planetit, në videon një minutë të gjatë që zyrtarizon hyrjen e tij në garën elektorale për zgjedhjet presidenciale amerikane të 2020-ës, në radhët e demokratëve.

Fushata e tij elektorale për të cilën ka shpenzuar 30 milion dollarë deri tani vetëm në reklama, do të jetë e vetëfinancuar, sepse ai nuk mund të blihet, thotë ekipi i tij elektoral. Michael Bloomberg i ishte afruar garës presidenciale dhe në 2016-ën, si kandidat i pavarur.

Një vit më parë u anëtarësua në partinë demokratike për të provuar terrenin në zgjedhjet paraprake, por hoqi dorë në muajin mars. Kjo dhe pse ai u shpreh i bindur se mund ta mundte Trump, por jo dhe aq I bindur se do të mund të fitonte mes aq shumë kandidatëve demokratë. 77 vjeçari është manjat i mediave, konservator i moderuar dhe shumë pranë Uoll Strit. Fakti që ndryshoi mendje sërish duke vendosur të kandidojë, ka të bëjë me atë se ai nuk beson se mes kandidatëve aktualë demokratë, ndodhet ai që mund të mundë Trump në nëntor të 2020-ës.

Blumberg ka ndërtuar pasurinë e tij me shoqërinë që mban mbiemrin e tij, një perandori informacioni dhe faktesh financiare që përdoret në të gjithë botën nga bankierë, analistë, dhe operatorë të bursës. Pas suksesit si sipërmarrës ai vendosi të merrej me politikë.

U kandidua për postin e kryebashkiakut të Nju Jork në vitin 2001, duke garuar si një republican në një qytet që njihej si bastion democrat. Jo vetëm që u zgjodh por ai u konfirmua dhe për dy mandate të tjera në drejtim të qytetit deri në vitn 2013. Gjatë mandatit të tij të dytë si kryebashkiak ai u largua nga partia republikane duke u bërë I pavarur. Me një pasuri që vlerësohet deri në 54.4 miliard dollarë, ai ndodhet në vendin e tetë në klasifikimin e miliarderëve të Forbes.

I lindur në Boston në 1942-shin me financën në ADN, ai ishte djali i një llogaritari. U diplomua në universitetin prestigjoz Xhons Hopkins, në vitin 1996 mbrojti masterin në Harvard. Fillimisht u punësua në Uoll Strit me Salomon Brothers, për t’u bërë më pas partner në vitin 1972. Në 1968-ën themeloi “Bloomberg” ku ka 85% të aksioneve. Konservator në frontin ekonomik, mbështet qëndrime liberale për tema sociale dhe ambientale. /abcnews.al