Mianmari ka nënshkruar një marrëveshje “bashkëpunimi zgjedhor” me Rusinë

schedule11:50 - 13 Shtator, 2023

schedule 11:50 - 13 Shtator, 2023

Mianmari ka nënshkruar një marrëveshje “bashkëpunimi për zgjedhjet” me Rusinë, aleatin e saj të ngushtë.

Mediat e huaja shkruajnë se zyrtarët e komisionit zgjedhor të ngritur nga junta nënshkruan një “protokoll marrëveshjeje për bashkëpunimin në aktivitetet zgjedhore” me homologët e tyre rusë gjatë një vizite të fundit në Rusi.

Ndër të tjera thuhet se delegacioni “studioi metodat e zgjedhjeve ruse, kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve dhe procedurat e fushatës zgjedhore”.

Moska e ka ftuar juntën të shikojë zgjedhjet presidenciale të pranverës të Rusisë, të cilat presidenti rus Vladimir Putin pritet të fitojë dhe të qëndrojë në pushtet të paktën deri në vitin 2030, me shumë nga kundërshtarët e tij në burg ose internim.

Moska është një aleat i vlefshëm për juntën ushtarake të Mianmarit, e cila mori pushtetin me një grusht shteti në vitin 2021, duke i ofruar armë dhe mbështetje diplomatike.

Junta është zotuar se do të mbajë zgjedhje kombëtare, por ndërsa përballet me kundërshtime në rritje, ajo i ka shtyrë ato disa herë.

Zgjedhjet ndoshta do të mbahen në vitin 2025, i thanë AFP-së në fillim të shtatorit dy zyrtarë partiakë që punojnë me juntën në kushte anonimiteti.

Udhëheqësi i Juntas Min Aung Hlaing u takua me Presidentin rus Vladimir Putin vitin e kaluar në një nga disa udhëtime në Rusi që nga marrja e pushtetit dhe ushtria e Mianmarit e ka quajtur pushtimin e Ukrainës nga Moska “të justifikuar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!