Mianmar, qindra protestues lirohen nga burgu

schedule08:27 - 24 Mars, 2021

schedule 08:27 - 24 Mars, 2021

Qindra të burgosur, të cilët ishin arrestuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta kundër grushtit të shtetit ushtarak gjatë muajit të kaluar në Mianmar, u liruan të mërkurën nga një burg në Yangon, sipas dëshmitarëve  dhe mediave vendase.

Disa autobusë të mbushur me të burgosur janë larguar nga burgu Insein në mëngjes, kanë thënë dëshmitarët.

Grupi aktivist Asociacioni për të Burgosurit Politikë  tha se të paktën 2,000 njerëz janë arrestuar gjatë protestave kundër grushtit të shtetit në 1 shkurt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!