“Mezi pres të ikësh nga kjo botë”, sulmuesi i Shqipërisë në shënjestër

schedule10:15 - 19 Shkurt, 2021

schedule 10:15 - 19 Shkurt, 2021

Florian Kamberi ishte një nga lojtarët më aktivë në ndeshjen kundër Celtic, që Aberdeen e humbi me rezultatin minimal 1-0. Sulmuesi, i cili pret të debutojë me kombëtaren e Shqipërisë, goditi shtyllën dhe iu afrua golit.

Gjithsesi nuk ia doli, por mori vlerësime nga klubi i tij. Kamberi u shpall ylli i mbrëmjes në skuadrën e Aberdeen, por nga ana tjetër humorin ia kanë prishur përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij në “Instagram”.

Gazetari i Sky Spot News, Anthony Joseph, shkruan në llogarinë e tij se drejt Kamberit ka shkuar ky mesazh: “Mezi pres ditën që do të vdesësh”. Dyshohet se i është dërguar nga një tifozi i Celtic, por nuk ka asnjë konfirmim.

Ndërkohë Sky Sport News ka kontaktuar Instagram për të marrë informacion nëse është marrë ndonjë masë për këtë që ka ndodhur. Kohët e fundit ka pasur shumë debate dhe kërkohet nga rrjetet sociale që të kufizojnë mesazhet raciste dhe ofenduese, pasi në Premier League disa futbollistë kanë rënë pre e tifozëve të ndryshëm. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!