Metsola: Zgjerimi i BE-së është i nevojshëm

schedule12:51 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 12:51 - 14 Dhjetor, 2023

Zgjerimi i BE-së është një situatë e favorshme dhe e nevojshme, tha sot në Bruksel kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. Ajo theksoi gjithashtu se BE duhet të mbështesë Ukrainën, si dhe Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

“Ukraina duhet të ketë mbështetjen morale, politike dhe financiare që meriton, dhe për të cilën të gjithë kemi nevojë për sigurinë tonë. E njëjta gjë vlen edhe për Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën,” tha ajo pas mbërritjes në samitin e Këshillit Europian.

Në prag të samitit, ajo vlerësoi se ishte një “takim historik”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!