Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një urim presidentes së re të Parlamentit Europian Roberta Metsola.
Meta thotë se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ai thekson se është besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane.
“Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian!
Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.
Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e zgjerimit”, shkruan Meta. /abcnews.al