“Metodologjia e re”, Soreca: Lajm i mirë çon përpara anëtarësimin, 2020 vit kyç për Shqipërinë

schedule19:39 - 5 Shkurt, 2020

schedule 19:39 - 5 Shkurt, 2020

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, ka reaguar pas propozimit të KE për metodologjinë e re të zgjerimit, duke e quajtur një lajm të mirë.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca thekson se kjo metodologji çon përpara anëtarësimin në BE dhe inkurajimin e zhvillimit të reformave.

Gjithashtu në reagimin e tij ambasadori i BE-së në Tiranë  rikujton se 2020 është një vit kyç për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

“Propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të rishikuar për procesin e pranimit është një lajm i mirë për të ardhmen e BE-së të Shqipërisë. Ajo çon anëtarësimin në BE përpara, dhe gjithashtu do të përmirësojë dhe inkurajojë zhvillimin e reformave. 2020 është një vit kyç për Shqipërinë”, shkruan Soreca./abcnews.al