“Metodologjia e re e zgjerimit”, Soreca: Përcaktojmë qartë kushtet që duhet të përmbushë vendi kandidat

schedule12:58 - 10 Shkurt, 2020

schedule 12:58 - 10 Shkurt, 2020

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca këtë të hënë ka sqaruar metodologjinë e re e cila është artuar në lidhje me procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori Soreca ka theksuar se beson se metodologjia e re do të japë mundësi më shumë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave vendim që u anulua në tetor të vitit të kaluar.

Në sqarimin e tij ambasadori i BE, thekson se përmes metodologjisë së re udhëheqësit evropian do të kenë të paktën një debat në vit në lidhje me atë që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimore, për të parë më qartë ecurinë e tyre në rrugën e integrimit.

“Të gjithë ne e dimë që samiti i Komisionit Europian në tetor nuk solli çeljen e negociatave, kjo është arsyeja se Komisioni Evropian është përpjekur që të kuptojë se pse ka ndodhur kjo dhe për këtë ne po përpiqemi të kuptojmë pse ka ndodhur. Përmes metodologjisë së re udhëheqësit evropian do të kenë të paktën një debat në vit në lidhje me atë që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor. Një hap tjetër është se BE do perfshijë me shumë shtetet anëtare me monitorimin e ecurisë dhe procesi do jetë më i parashikueshem. Ne do të shikojmë të gjitha detajet, kriteret dhe kushtet qe çdo aspirant duhet të permbushë. Procesi do jetë më dinamik, do krijohen kapituj të ndryshëm”, tha ambasadori Soreca.

Ndër të tjera në fjalën e tij Soreca ka theksuar se tashmë me hartimin e metodologjisë së re, puna është e ndarë në 6 fusha kryesore të cilat do të kenë nga 35 kapituj secili. Kjo metodologji po diskutohet në Komision dhe me mendje se kjo tashmë i përmbush kërkesat e shteteve anëtare dhe ne mendojmë se po ecim në rrugën e duhur për çeljen e negociatave në pranverë.

“Procesi do të jetë më dinamik kjo do të bëhet përmes grupimeve të kapitujve, ne do të kemi 6 fusha me 35 kapituj, edhe për negociata puna do jetë më gjithpërfshirëse dhe s’do jetë e ndarë. Është bërë një thirrje që shetet anetarë ta kthejne pas procesit e negocimit ne rast se do kete hapa pas. Pra BE do mund te pezulloje negociatat nëse kjo do jetë e nevojshme, kjo metodologji po diskutohet në Komision dhe me mendje se kjo tashmë i përmbush kërkesat e shteteve anëtare dhe ne mendojmë se po ecim në rrugën e duhur për celjen e negociatave në pranverë”, është shprehur ambasadori i BE-së./abcnews.al