Metoda in-vitro, përfitimet e testit gjenetik te spitali “Hygeia”

schedule15:39 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 15:39 - 4 Dhjetor, 2021

Testimi gjenetik, është një analizë që kryhet për çifte që kanë probleme me fertilitetin. Kjo është një procedurë e cila identifikon anomali në embrion pas teknikës së fekondimit in-vitro. Doktor Marsel Haxhia, embriolog klinik dhe specialist për fertilitetin në spitalin Hygeia, shpjegon përfitimet e kësaj analize.

“Analiza gjenetike është një nga teknikat e riprodhimit të asistuar që ne kemi në dorë për të ndihmuar një grup të caktuar ciftesh. Kjo rrihet nëpërmjet fekondimit in-vitro. Embrionet krijohen në laborator dhe i nënshtrohen analizës gjenetike dhe në varësi të rezultatit ne transferojmë te gruaja embrionet”, shpjegon mjeku.

Ai tregon se kur një çift duhet t’i drejtohet klinikës së fertilitetit, për të kryer këtë analizë.

“Çiftet që i nënshtrohen kësaj procedure nuk janë të gjithë, por një grup i caktuar. Janë çifte që kanë kryer disa fekondime in-vitro të dështuara pa një arsye të qartë. Janë çiftet që një nga partnerët ose të dy kanë një anomali gjenetike, e cila do të transmetojë te shumica e embrioneve dhe rrezikojnë të kenë një fëmijë të sëmurë. Një arsye tjetër është te çiftet që kanë pasur aborte të shpeshta”, thotë mjeku.

Kjo analizë kryhet në spitalin Hygeia, me pajisjet më moderne nga specialistët më të mirë, për ti dhënë çifteve që kanë probleme me fertilitetin një mundësi për të sjellë në jetë fëmijë të shëndetshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!