Metoda 60/ 10/ 10/ 10/ 10 për të kursyer para

schedule22:09 - 3 Janar, 2021

schedule 22:09 - 3 Janar, 2021

Shumë njerëz ndjehen të depresionuar kur bëhet fjalë për buxhet. Por ne sot do ju tregojmë një mënyrë efikase për të kursyer sa më shumë para këtë vit. Bëhet fjalë për metodën 60/ 10/ 10/ 10/ 10.

Kjo metodë funksionon në këtë mënyrë:

  • 60% për shpenzimet tuaja kryesore,
  • 10% për siguracionet tuaja,
  • 10% për blerjet afatgjata,
  • 10% për shpenzime të rralla,
  • 10% për argëtim.

Shpenzimet tuaja kryesore janë ushqimi, shërbimet bashkiake, transporti dhe veshmbathjet. Një makinë, një rinovim shtëpie ose shlyerja e borxheve i përkasin blerjeve afatgjata. Shpenzimet e rralla do të ishin gjëra të tilla si riparimi i makinës tuaj, vizita te një mjek, ose dhurata të shtrenjta.

Nëse keni një borxh të madh, është më mirë të rivendosni vetëm 10% që keni kursyer për siguracione derisa ta shlyeni./e.b-abcnews.al