Meteorologu: Shira deri të enjten, kthehen sërish të dielën, vera me temperatura mbi 40 gradë

schedule09:21 - 8 Qershor, 2020

schedule 09:21 - 8 Qershor, 2020

Meteorologu Hakil Osmani ka folur në Abc-ja e Mëngjesit me gazetarin Enkel Demi për situatën e motit në javën në vazhdim.

Osmani tha se deri ditën e enjte do të ketë një mot me vranësira dhe reshje shiu, për të rikthyer sërish ditët me diell të premten dhe të shtunën.

Ndërkohë që e diela do të rikthejë motin e paqëndrueshëm. Osmani u shpreh se këto janë luhatjet e fundit të motit pasi pritet që vera të jetë mjaft e nxehtë me temperatura që shkojnë deri në 40 gradë celcius.

LEXO EDHE: Parashikimi i motit, si do të nisë java në të gjithë vendin

“Do të rikthehen redshjet e shiut në veri dhe në qendër të vendit në orët e mesditës dhe padsdites. Këtë javë do ketë prezencë të vranësirave që do sjellin reshje të shiut në këto orë të ditës.

Pritet që deri të enjten të vazhdojë kjo situatë. Kjo verë pritet të jetë një verë e nxehtë me temperatura që do shkojnë në 40 gradë. Ndërkohë në zonat bregdetare vranësirat do të jenë të pakta.

Të premten dhe të shtunën do kemi përmirësim të motit, ndërkohë që në dielën pritet të kthehen sërish reshjet e shiut. Deri në fundjavë pritet të kenë një rënie graduale të temperaturarve

Ndërsa në orët e pasdites pritet të ketë shtim të reshjeve të shiut, por nuk do jenë problematike”, u shpreh Osmani./abcnews.al