Kushte të mira pune e pagë më të lartë. Këto ishin kërkesat kryesore të metalurgëve të uzinës së ferrokromit në Burrel.
Në protestën e së mërkurës ata kërkuan edhe largimin e drejtorit të kompanisë turke “Yldirim” që administron uzinën ku ata punojnë.
Deklarojnë se drejtori kohë më parë ka dhunuar njërin prej tyre.
Përveç pagës që është e ulët, shqetësim kanë edhe kushtet e punës. Në jo pak raste thonë se u rrezikohet jeta.
Metalurgët thanë se protesta e tyre do të vijojë deri në realizimin e kërkesave dhe nëse nuk do të merren parasysh ato do të përshkallëzohen./abcnews.al