Ministria e Brendshme nuk ka planifikuar në buxhetin e këtij viti blerjen e gazit lotsjellës për shpërndarjen e protestave.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në Komisionin e Sigurisë ndërsa po diskutohej buxheti, duke iu përgjigjur demokrates Lindita Metaliaj tha se nuk është parashikuar një blerje e tillë.
Lindita Metaliaj: Nëse do këtë protesta z. ministër a keni parashikuar në buxhet blerjen e gazit lotsjellës? Apo ka rezerva Serbia dhe do të na i sjellë për të helmuar shqiptarët. Apo ndoshta jeni më zemërmirë se paraardhësi Lleshaj dhe nuk do ta përdorni gazin lotsjellës?
Çuçi: A është parashikuar blerje e gazit lotsjellës në këtë buxhet? Jo, nuk është parashikuar për t’u përgjigjur drejtpërdrejt. Kështu që mund të protestoni lirisht. g.v/abcnews.al