Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta: Zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve për integrimin në BE

schedule18:13 - 29 Janar, 2021

schedule 18:13 - 29 Janar, 2021

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një deklaratë të zëdhënësit të Partive Popullore Europiane Michael Gahler.

Meta shprehet se i garanton se mbi 99% e popullit shqiptar mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin.

“E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë.

I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t’i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian”, shkruan Meta./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!