Meta zbardh takimin me Mazin: Diskutuam hapur, e sigurova për mbështetje të plotë

schedule13:23 - 22 Qershor, 2020

schedule 13:23 - 22 Qershor, 2020

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur detaje nga takimi i sotëm me Kryenegociatorin për integrimin në BE, Zef Mazin.

Kreu i shtetit shprehet se diskutuan hapur për perspektiven e çeljes së negociatave. Meta thekson se politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, ndërsa shton se e ka siguruar Mazin për mbështetjen e plotë.

Reagimi i Metës:

Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.

Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.

E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni

/abcnews.al