Meta vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut: Të krenohemi me Shën Terezën

schedule10:32 - 11 Janar, 2022

schedule 10:32 - 11 Janar, 2022

Presidenti Ilir Meta këtë të martë ka nisur vizitën e tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë një mesazh  nga vendi fqinj bën thirrje që të jetësohet e mbahet gjallë vepra e Nënë Terezës.

Kreu i shtetit në postimin e tij shkruan se e ka nisur vizitën pikërisht me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës.

“I lumtur të nis zyrtarisht vizitën time në Maqedoninë e Veriut, me nderimin më të madh ndaj shembullit frymëzues dhe të përjetshëm të dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit të Shenjtores së madhe të kombit shqiptar dhe mbarë njerëzimit, Nënë Terezës.

Të krenohemi me Shën Terezën vetëm duke jetësuar dhe mbajtur gjallë veprën dhe mesazhet e saj të mençura plot shpresë dhe dashuri për jetën dhe njeriun!”, shkruan Meta./abcnews.al