Meta: Vetëm reformat të çojnë drejt çeljes së negociatave

schedule17:54 - 9 Nëntor, 2018

schedule 17:54 - 9 Nëntor, 2018

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u prit në një takim dhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkroi kreu i shtetit në Facebook pas këtij takimi, ku ka publikuar dhe një foto me eurodeputetin.

Më herët eurodeputeti Fleckenstein deklaroi se Bashkimi Europian do që Shqipëria të ketë një Ministri të Brendshme funksionale. Knut Fleckenstein shpreson që Presidenti dhe kryeministri të gjejnë një zgjidhje sa i përket dekretimit të Sandër Lleshaj në krye të Ministrisë së Brendshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!