Presidenti Ilir Meta ka folur me akuza të drejtpërdrejta për miratimin e një dite më parë të Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Meta tha se kemi të bëjmë me një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale e cila është e patolerueshme në çdo kohë.
Ai hoqi paralelizma me periudhën e diktaturës kur u shembën me kazma godinat e kishave dhe xhamive, duke theksuar se duhet i njëjti vullnet për të ruajtur edhe trashëgiminë kulturore të Teatrit Kombëtar.
Kreu i Shtetit tha se nuk duhet cenuar paqja me veprime të tilla, në një kohë kur shqiptarët po kalojnë një periudhë të vështirë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Gjej rastin për të falenderuar udhëheqësit e Myftinisë së Kavajës e cila është ndërtuar në vitet 1700, kur provoi edhe regjimin diktatorial, por disa prej tyre shpëtuan dhe na japin trashëgimi kulturore.
Duhet të jemi kaq të vëmendshëm për të mbrojtur trashëgiminë e vendit tonë si asnjëherë tjetër sepse çdo humbje është e parikuperueshme edhe është cenim i identitetit tonë. Teatrin e mbron kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria aderon dhe prevalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket marrëzi çdo përpjekje për të prishur teatrin pa shteruar rrugën kushtetuese e cila ka marrë reagim ndërkombëtar.
Komisinerja e Bashkimit Europian për Kulturën kërkon mbrojtje të këtyre vlerave. Nuk kam asgjë të re nga 24 orët e mëparshme por ende nuk besoj disa fakte dhe akte që janë denoncuar nga aleanca në Prokurori dhe më duket papërgjegjshmëri përtej çdo ekstremi sepse nuk kemi të bëjmë thjesht me shkelje të kushtetutës, apo përgjegjësi penale të personave që do përfshiheshin në këtë akt, por faktet flasin për një veprimtari të mirë strukturuar kriminale e cila do ishte e patolerueshme në çdo kohë.
Na mjaftojnë kazmat e diktaturës nga xhamive dhe kishave në 1967. Në vend që të merremi me përballimin e kësaj situate, tentojmë t’i vëmë kazëm teatrit, e cila i vë kazmën rrugëtimit me Maqedoninë drejt BE, por edhe një kërcënim për paqen sociale në vend. Shpresoj të ketë një reflektim dhe aktet që kam parë në media të mos jenë të vërteta”, tha Meta./abcnews.al