Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar koalicionin e së djathtës në Itali, që fitoi zgjedhjet e së dielës.
Ai i uron suksese qeverisjes së re dhe shprehet i vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende.
Reagimi:
Italia foli qartë!
Urimet më të mira Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi.
Duke i uruar shumë suksese qeverisjes së re të Italisë mike dhe partnere të rëndësishme strategjike, jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë.
/abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!