Me rastin e festës së Shën Kollit, edhe në presidencë janë ndezur dritat e festave.
Presidenti Ilir Meta ka ndarë foto nga zyra e tij duke uruar shqiptarët për paqe dhe shëndet.
“Në vigjilje të Festës së Shën Kollit, që përkon edhe me zbukurimin e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, uroj nga zemra mbarësi, gëzime, paqe dhe shëndet në çdo familje shqiptare.
Traditat na bashkojnë gjithmonë!”, ka shkruar presidenti Ilir Meta krahas fotos. /Abcnews.al